E ëma reagon e revoltuar ndaj njerëzve që kritikuan Beyoncé-n për lëkurën e saj

Mamaja e Beyoncé-s nuk do të lejojë askënd të hedhë baltë mbi vajzën e saj.

Tina Knowles reagoi e zemëruar pasi njerëzit akuzuan vajzën e saj “se ka zbardhur lëkurën” dhe se “është duke u prezantuar si një grua e bardhë”. Komentet i referoheshin pamjes së Beyoncé-s në premierën e filmit të saj për turneun “Renaissance”.

E ëma reagon e revoltuar ndaj njerëzve që kritikuan

Tina postoi në Instagram një klip, ku shfaqet Beyoncé ndër vite me tonet e saj të lëkurës. Videoja u shoqërua në sfond nga kënga e saj “Brown Skin Girl”.

Termi “brown people” ose “brown skin” është një term që përshkruan njerëzit me një ton lëkure më të errët se ai që zakonisht konsiderohet “i bardhë”. Njerëzit me prejardhje të ndryshme racore dhe etnike mund të kenë lëkurë kafe.

“Më rastisi të shihja këtë video sot dhe vendosa ta postoj pasi pashë të gjitha budallallëqet, komentet injorante, deklaratat raciste për të, që gjoja po zbardh lëkurën dhe ka flokë platinë sepse do të jetë e bardhë,” shkroi Tina.

“Ajo po nxjerr një film, të titulluar ‘Renaissance’, ku e gjithë tema është argjendi: me flokë argjend, tapet argjend, veshje argjend. Ndërsa ju mendoni se ajo po përpiqet të jetë një grua e bardhë dhe të zbardhë lëkurën?”

E ëma reagon e revoltuar ndaj njerëzve që kritikuan

Tina Knowles tha se është e lodhur nga njerëzit që sulmojnë Beyoncé-n sa herë ajo arrin diçka që tregon “etikën e punës, talentin dhe vullnetin” e saj.

“Më vjen keq për ju dështakë! E di që ajo do të inatoset me mua që po e shkruaj këtë, por u lodha. Kjo vajzë shikon punën e saj. Ajo i ndihmon njerëzit sa herë mundet,” përfundoi ajo.

Share With:
Translate »
47 Views