16 muaj burg për mësuesen që kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçarin

Një mësuese në Londër është arrestuar e më pas ka përfunduar në burg, pasi kishte filluar një lidhje me nxënësin e saj 15-vjeçar. Mediat britanike shkruajnë se 23-vjeçarja Alice McBrearty ka pranuar se kishte katër muaj në një marrëdhënie me të miturin. Ndërkohë policia vendase ka njoftuar se Alice e kishte ftuar edhe në shtëpinë e prindërve të saj për të kaluar natën së bashku. Madje ajo e puthte edhe kur ishin në shkollë, makinë si dhe shkonin në hotel. Si pasojë, ajo u deklarua fajtore pasi mori shtatë akuza të aktivitetit seksual me një të mitur. Gjatë seancës gjyqësore u dënua me 16 muaj burg, si dhe i hiqet e drejta për të punuar si mësuese. 

Share With:
Translate »
794 Views