I biri përlot Eni Çobanin

Lidhja me të atin, për juristen e njohur Eni Çobani ka qenë mjaft e fortë. Kjo është kuptuar jo vetëm nga intervistat e saj në media, por edhe nga postimet e shpeshta në rrjetet sociale me kujtimet nga i ati i ndjerë.

Lidhja e veçantë me të mbetet një prej kujtimeve më të çmuara, të cilin ajo e ndan shpesh me të gjithë, por po kaq shpesh ndan edhe lidhjen speciale që ka me të birin, Aldin, i cili çdo ditë e bën krenare juristen e njohur.

Arritja e fundit e Aldit e ka bërë jo vetëm krenare, por edhe e ka emocionuar Enin, ndaj këtë ndjesi ajo nuk mund ta mbante vetëm për vete. Në një kolazh fotosh të postuara në profilin e saj në Instagram, Eni tregon suksesin e Aldit, i cili ka arritur të zgjidhet President i senatit në institutin “Harry Fultz”, ku edhe studion. Duke shprehur krenarinë prej nëne, Eni shkruan është shumë e lumtur për suksesin e tij.

“Nëse ke vullnet, gjithnjë do të kesh një rrugëdalje. Këtë të kam thënë gjithmonë biri im, por sot me bëre të lotoj nga lumturia kur shoh që ti lufton çdo ditë të jesh më i mirë, më i lexuar, më i kulturuar, mua më bëhet zemra mal dhe hallall gjithë sakrificat e mia për ty. Vendi që sot fitove si President i Senatit të Harry Fulltz nuk është vetëm përpjekja jote për të qenë në krye të saj, por, mbi të gjitha, është shprehja më e madhe e besimit të shokëve të tu, që sot të dhanë votën e tyre, po nesër do jesh para llogaridhënies së tyre. Lumja unë për birin tim dhe për shpirtin e bukur që Zoti të ka fal. Krenaria jonë je ti”. /Revista Class

Share With:
Translate »
689 Views