Beatriçe Gjergji çon Rozafën në Eurovision, mamaja i qep fustanin me simbolikë të fortë historike
Ndër detajet që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave është pikërisht veshja e këngëtares Beatriçe Gjergji. Fustani i saj, i dizajnuar nga nëna e saj, është më shumë se një veshje skenike – është një deklaratë artistike dhe emocionale që shpreh thellësisht identitetin dhe historinë shqiptare.

Ky fustan unik përfaqëson një interpretim modern të legjendës së Rozafës, heroinës së mitologjisë shqiptare që u flijua për ndërtimin e Kalasë së Shkodrës. Me një ngjyrë të kuqe të zjarrtë, ai simbolizon trupin e Rozafës që mbeti i lirë për të ushqyer dhe përkundur fëmijën e saj – një mesazh i fuqishëm për dashurinë, sakrificën dhe forcën e gruas shqiptare. Ky fakt u bë i ditur nga Eurovision Albania, të cilët theksuan edhe dimensionin emocional që mbart ky detaj.

Përfaqësimi i Shqipërisë këtë vit duket se do të jetë një ndër më të veçantët, jo vetëm për stilin muzikor elektronik me elemente tradicionale që sjell Shkodra Elektronike, por edhe për thellësinë kulturore që ata i japin çdo elementi të performancës.
View this post on Instagram
Eurovision 2025 nis zyrtarisht më 13 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 17 maj. Shkodra Elektronike do të ngjitet në skenë pikërisht në gjysmëfinalen e parë, më 13 maj