Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Zahara shfaqet pa unazë duke i dhënë fund spekulimeve për fejesë
Çifti i ri, të veshur me bluza të bardha dhe veshje të njëjta, kaluan një ditë romantike në parkun e famshëm të argëtimit.
Ky detaj vjen mes raportimeve për tensione të vazhdueshme mes Zahara-s dhe babait të saj, Brad Pitt, me të cilin ajo ka një marrëdhënie të ftohtë që prej ndarjes së bujshme të prindërve, shkruan DailyMail.
Gjatë një ceremonie universitare në Spelman College, Zahara hoqi zyrtarisht mbiemrin “Pitt”, duke u prezantuar vetëm si Zahara Marley Jolie.
Marrëdhënia e përçarë mes Pitt dhe disa prej fëmijëve të tij është thelluar ndër vite. Ai nuk ka qenë i informuar për thashethemet e fejesës së vajzës dhe, sipas burimeve, është ndier i “shkatërruar” nga largimi i saj.
Ndërsa Shiloh dhe Pax kanë ndjekur hapa të ngjashëm duke hequr mbiemrin Pitt, vetë aktori e pranon se lidhjet me disa prej fëmijëve janë “të pandreqshme”.
Nga ana tjetër, Jolie e ka mbështetur hapur distancimin e fëmijëve nga babai i tyre, ndërsa palët vazhdojnë të ndajnë rrugë të ndryshme pas finalizimit të divorcit të tyre në fund të vitit 2024.