17-vjeçarja shqiptare një hap larg titullit “Miss Belgjika 2024”!

Dafina Shahini shqiptarja e cila jeton në Belgjikë është shpallur si më e bukura e qytetit të Namur-it, duke fituar kështu kurorën e “Miss Namur 2024”.

E reja është vetëm 17-vjeçe dhe ka fituar kështu mundësinë për t’u shpallur pse jo “Miss Belgjika 2024”.

Si Dafina edhe kandidatet e tjera të përzgjedhura nga të gjitha krahinat e Belgjikës do të duhet të kalojnë ende një fazë përfundimtare përzgjedhëse, e cila do të zhvillohet në tetor, përpara se të dihet nëse do të jenë apo jo ndër finalistët e konkursit të bukurisë.

“Miss Belgjika 2024” do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm dhe pse jo të jetë vajza e bukur shqiptare, Dafina Shahini, e cila të shpallet fituese.

Share With:
Translate »
96 Views