19 vjeçe me 2 biznese, Alesia Bami tregon mashkullin që fshihet pas luksit të saj

Edhe pse 19 vjeç, Alesia Bami mund të quhet një nga vajzat më të suksesshme, jo vetëm në televizion, por edhe në fushën e biznesit sepse bukuroshja ka dy biznese.

Alesia ishte e ftuar sot në “Wake up” në Top Channel ku u pyet nga moderatorja Ori Nebijaj se si arrin një vajzë e re sa ajo të bëjë një jetë luksi dhe të ketë dy biznese.

Alesia tregoi se mashkulli që fshihet pas suksesit të saj është i ati i cili e ka ndihmuar për bizneset sepse vetëm nuk mund t’i përballonte dot.

“Është një mashkull pas kësaj sepse normalisht nuk mund t’i menaxhoja e vetme, njërin ndoshta, por të dy jo. Është babai im”, u shpreh Alesia.

Share With:
Translate »
1696 Views