‘2 dëshira realitet’ Urimi emocionues i Einxhel për 30-vjetorin e Dagz konfirmoi shtatzaninë?
Hynë veç e veç në BBV, u dashuruan aty brenda, dolën si çift nga shtëpia e famshme. Kjo ishte tajektorja e Einxhel Shkira dhe Dj.Dagzz, dyshes simpatike që vijon e dashuruar. Madje, me rastin e 30-vjetorit të djaloshit nga Prishtina, prezantuesja televizive ka treguar se lidhja e tyre është shumë e fortë.
Ja mesazhi emocionues i Shkirës për partnerin: “Per banorin tim te preferuar ne gjithe Universin! Ndoshta te gjithe e dine historine tone…, por serish nuk dine mjaftueshem. Ndoshta kam deshtuar ta shpreh dashurine aq bukur sa ti, por nuk kam deshtuar ne ate qe ndiej…
Per here te pare ndiej komplotin e perendive qe une te jem me ty e ti me mua; ndiej qe si sot 30 vite me pare ke ardhur ne kete bote per te me ndryshuar jeten mua. Ndiej se kam humbur shume lumturi ne vitet e jetes pa ty, por e di qe do ta kompesojme bashke.
Kaq pak kohe dhe serish me duket sikur te njoh prej me shume se nje jete. Serish mendoj qe me kishe munguar aq shume, e serish me merr malli per ty aq shume çdo sekonde qe s’te kam diku verdalle. S’te premtoj dot qe s’do kete dite qe do te dukem nje makth, por te premtoj se cdo dite do mundohem te jem endrra jote me e bukur.
Do mundohem qe vitet ne vijim, endrrat e tua te behen realitet dhe s’eshte qe s’I kam bere realitet deri tani nja dy prej tyre. Mos valle me kete per shtatzanine qe konfirmoi KIDS TIME disa dite me pare?
Uroj te jesh gjthmone i lumtur, uroj te lumturojme bashke me cfare Zoti na dhuroi.
Uroj te arrish yjet me dy duar, uroj te kesh jeten e gjate, sepse une s’kam ndermend te jetoj pak. Dhe s’kam ndermend te jetoj asnje dite me pa ty! Happy Bithday dj.Dagz. Love You Babe!”