Einxhel Shkira dhe DJ Dagz po bëhen prindër për herë të parë dhe këto foto nuk gënjejnë

Einxhel Shkira së fundmi ka diskutuar shpesh për planet për martesë dhe fëmijë, sa herë është pyetur në studio televizive. Po ashtu dhe Dagz dhe duket se dy ish-banorët e Big Brother Vip janë duke shijuar dashurinë e tyre bë maksimum.

Për shkak të diskutimeve pa komplekse nga të dy, shpesh herë është aluduar në media se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, mirëpo ky lajm është mohuar.

Por, burime pranë Kids’Time – që janë shumë pranë moderatores Shkira – bëjnë me dije se Einxhel është shtatzënë dhe se shpejti ajo e Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Madje edhe një foto e postuar mbrëmë nga Einxhel ka ngritur dyshimet e një shtatzënie, pasi Einxhel duket në fytyrë më e fryrë se zakonisht, duke shtuar dyshimet kështu për shtatzëninë.

Po ashtu, vërehet se Einxhel këto kohë ka qenë shumë e kujdesshme me postimet. Einxhel dhe Dagz janë duke shijuar pushimet jashtë Shqipërie.

Einxhel Shkira dhe Dagzi do të bëhen prindër për herë

Share With:
Translate »
217 Views