2-vjeçari humbi jetën në çerdhe, gjendet 1 kg drogë në dhomën e gjumit ku flinin vogëlushët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një fëmijë humbi jetën në çerdhe dhe tre të tjerë u dërguan në spital.
Nën një tapet në dhomën e gjumit ku flinin fëmijët u gjet 1 kilogram fentanil.
Nicholas Dominici. 2 vjeç, i cili kishte qenë në çerdhe për vetëm një javë, vdiq nga një mbidozë e dyshuar droge të premten. Tre fëmijë të tjerë u shtruan në spital, pasi u ekspozuan ndaj lëndës narkotike të fuqishme në çerdhen në Bronx. Ndaj dy personave janë ngritur akuza për posedim droge dhe vrasje. Policia beson se fëmijët, të moshës nga tetë muaj deri në dy vjeç, morën fentanil në çerdhe.
Pronarja e çerdhes Divino Niño në Bronx, Grei Mendez, 36 vjeç, dhe qiramarrësi i saj, Carlisto Acevedo Brito, 41 vjeç, po përballen me akuza federale për posedim lëndësh narkotike “me qëllim shpërndarjen që rezulton në vdekje, sipas prokurorëve federalë.
“Ne pretendojmë se të pandehurit helmuan katër foshnja dhe vranë një prej tyre, sepse ata po drejtonin një operacion droge nga një qendër çerdheje. Çerdhja është një vend ku fëmijët duhet të mbahen të sigurt, jo të rrethuar nga një drogë që mund t’i vrasë ata”, tha prokurori amerikan i Manhattan, Damien Williams.
