Video/ Fjalimi i Natalie Portman për mënyrën si shoqëria rrit vajzat & djemtë dhe thirrja që bën për kolegët

Në një aktivitet të zhvilluar nga Spotlight Initiative, Natalie Portman ka mbajtur një fjalim mbi rolet gjinore dhe mënyrën sesi shoqëria i “paketon” vajzat dhe djemtë. Portman bën njëherësh përgjegjës edhe industrinë e argëtimit, duke bërë thirrje për të ndryshuar qasjen.

“Ne e shikojmë se sa e limituar është ajo që lejohet për djemtë dhe ajo që lejohet për vajzat. Kjo duhet ripërcaktuar. Kështu djemtë mund të jenë emocionalë, të ndjeshëm, empatikë dhe ende të jenë mashkullorë. Nga ana tjetër edhe vajzat mund të jenë të forta, të ashpra dhe të kërkojnë atë që duan në kërkim të lumturisë së tyre. Të gjitha këto duhet të jenë pjesë e industrisë tonë, për t`u influencuar, sepse ne e shikojmë sa ndikon kjo në krijimin e identitetit gjinor”, tha Natalie Portman.

Share With:
Translate »
76 Views