26 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina mungon në homazhet për babain e saj por shkruan vargjet prekëse

Sot është shënuar 26-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit. Deputetë të PD, por edhe miq e të afërm kanë zhvilluar ceremonia pranë monumentit të tij në Tiranë Në këtë ditë, figura e Hajdarit përkujtohet si simbol i rezistencës dhe luftës për liri e demokraci në Shqipëri.

I vetmi person që mungoi në homazhet e Azem Hajdarit ishte vetë vajza e tij, ish deputetja Rudina Hajdari.

Në një postim në rrjetin social, ajo ka treguar edhe arsyen pse mungoi në këtë ditë.

“Babi,

Për 26 vite kjo ditë më ka pritur me të njëjtën rutinë: duke shkuar te memoriali, varrezat, dhe duke u takuar me të afërmit dhe miqtë e tu. Sot, në vend të kësaj, vendosa ta përcjell mbesën tënde në shkollë. Dhe m’u kujtua se ti nuk do të kesh mundësinë t’ia prekësh dorën Sihanës, mbesës tënde, për të cilën shpesh më thonë se ngjan me gjyshin e saj. Sa shumë do ta doje, e imagjinoj. Më ka marrë shumë malli, babi. Uroj që të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne”, shkruan Rudina Hajdari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rudina Hajdari (@rudihajdari)

Share With:
Translate »
35 Views