3 vajza, pishman një djalë? Burri i Merita Halilit habit me përgjigjen!
Çifti i mrekullueshëm Merita Halili dhe Raif Hyseni këtë të hënë ishin në një intervistë në emisionin ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Rrëfime të pathëna deri tani, krijimet e lëna përgjysmë nga karantina dhe përfundimi i tyre vetëm para pak kohësh ishin në fokusin e kësaj interviste.
Ata janë çifti që të gjithë duan, e të gjithë e dinë që familja e tyre përbëhet nga vajzat. Ermali i bën një pyetje ngacmuese se kujt i kishte mbetur peng që nuk e kishin një djalë. Sigurisht që të dy pohojnë se ishte një peng i Raifit. Personat që njohin muzikantin Raif Hyseni e dinë që humori është pjesë e bisedës me të. Ndërsa pohon se e dëshironte një djalë, shtoi me shaka se: “Nëse dashurohet herë tjetër, por jo me Meritën”. Më pas Merita tha: “E tmerrshme!”