4 faktorët që ndikojnë në kohëzgjatjen e depresionit pas lindjes te gratë

Humbja e oreksit, lodhja, vështirësia në atashimin me foshnjen, pagjumësia e sulmet e panikut janë disa nga karakteristikat që e përmbledhin depresionin pas lindjes te gratë.

Periudha pas lindjes është periudha më të cilën gratë mund të përballen me depresion pas lindjes shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Depresioni pas lindjes (PPD) mund të jetë prezent që nga momenti i lindjes së foshnjes, por që ju ndoshta mund të mos i vëreni elementet e saj.

Në disa raste, simptomat e PPD-së mund të startojnë që nga shtatzënia e të jenë prezentë deri në vitin e parë të fëmijës suaj.

Deri më tani, ajo se çfarë dihet është se kohëzgjatja e simptomave të depresionit është e ndryshme dhe dallon te gratë.

Mes tjerash, kjo varet edhe nga disa faktorë rreziku, si:

-Histori të mëparshme të depresionit;

-Vështirësi në gjidhënie;

-Shtatzëni apo lindje e komplikuar;

-Mungesa e mbështetjes nga partneri apo familjarë.

Share With:
Translate »
31 Views