4 faktorët që ndikojnë në madhësinë e vezoreve, të tretin nuk do ta besoni

Vezoret luajnë një rol të rëndësishëm në ngjizje, sepse ato prodhojnë gjithashtu hormonet kryesore riprodhuese femërore, estrogjenin dhe progesteronin.

Madhësia e vezoreve luan rol të rëndësishëm dhe ajo mund të ndryshoj disa herë në jetën tuaj shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.

Këtu janë 4 faktorët që mund të shkaktojnë një ndryshim në madhësinë e vezoreve:

1)Mosha

Madhësia e vezores ndryshon me moshën.

2)Çrregullimet e vezores

Çrregullimet e vezoreve dhe kanceri mund të shkaktojnë një rritje të madhësisë së vezoreve. Gjendje të tilla si sindroma policistike e vezores (PCOS), cistat folikulare dhe cistet e korpusit luteum bëjnë që vezoret të zmadhohen, duke rezultuar në dhimbje dhe gjakderdhje të brendshme. Këto çrregullime e bëjnë problematike që gratë të mbesin shtatzënë.

3)Stimulimi hormonal

Gratë që janë diagnostikuar me infertilitet shpesh i nënshtrohen trajtimeve të pjellorisë për të mbetur shtatzënë. Një pjesë e këtyre trajtimeve përfshijnë injeksione hormonale për të stimuluar vezoret në mënyrë që ato të bëjnë që vezët të lëshohen për fekondim. Këto trajtime mund të shkaktojnë që vezoret të bëhen më të mëdha gjatë ovulacionit dhe të kthehen në madhësinë normale pasi të ketë mbaruar faza e ovulacionit.

4)Shtatzënia

Madhësia e vezoreve rritet gjatë shtatzënisë, pasi ato prodhojnë hormonet (estrogjenin dhe progesteronin)./GazetaShneta/

Share With:
Translate »
525 Views