4 gjëra që duhet të bëni në shtatzëni për të pasur fëmijë inteligjentë
Çfarë duhet të bëjë nëna për të lindur një fëmijë inteligjent? Nuk ka ndonjë rregull apo teori fikse lidhur me këtë çështje, por ka disa gjëra që ndikojnë që fëmijët të lindin më të shëndetshëm, të fortë dhe më aktivë. Ja kush janë 5 gjërat që duhen bërë në shtatzëni për një fëmijë inteligjent:
1.Lexoni libra për vete dhe fëmijën: Edhe pse fëmijët në bark nuk mund të kuptojnë fjalët e nënës ato mund të regjistrojnë zërin e saj dhe të lidhen me të. Gjuha e fëmijës zhvillohet që në barkun e nënës, ndërsa në tremujorin e tretë foshnja do të mund të memorizojë tingujt.
2.Ekspozoni veten çdo ditë në diell: Nëse koha është e mirë dhe me diell atëherë nuk duhet të përtoni për të marrë vitaminën D që është mjaft e rëndësishme për nënën dhe fëmijën. Gjatë ditës në një orar të përshtatshëm një grua shtatzënë duhet të qëndrojë 20 minuta në diell për të marrë sasinë e nevojshme të saj Kjo vitaminë do të ndihmojë në zhvillimin e eshtrave të forta të fëmijës. Mungesa e vitaminës D zhvillon autizmin tek fëmijët.
3.Masazhoni barkun për t’u lidhur me fëmijën: Masazhi apo fërkimi i barkut do të krijojë një lidhje të fortë mes nënës dhe fëmijës edhe pse ai nuk ka lindur ende. Pas javës së 20-të fëmija do të jetë në gjendje të ndjejë prekjet, madje mendohet se ata janë në gjendje të dallojnë edhe prekjen e nënës nga ajo e babait.
4.Dëgjoni muzikë për zhvillimin e një mendje të shëndoshë: Fëmija lidhet me muzikën dhe tinguj që dëgjon. Kur ju dëgjoni muzikë dhe kërceni ndihmoni embrionin duke prodhuar serotoninën dhe substanca të tjera. Nëse ju jeni të gëzuar edhe fëmija do të ndihet po njësoj.