Doktorët bëjnë thirrje: Mos i lejoni fëmijët të luajnë në këto sporte…

Në një intervistë të fundit me ‘TODAY’, patologu Dr. Bennet Omalu ka treguar sa të rrezikshme janë disa sporte, duke shtuar se këto janë 6 sportet që duhet shmangur:

– Futbolli amerikan

– Hokeji në akull

– Artet e përziera marciale

– Boksi

– Mundja

– Ragbi

Dr. Omalu ka thënë se sportet e sipërpërmendura nuk duhen luajtur deri në moshën 18-vjeçare.

Kjo, pasi këto sporte janë të prirura për lëndime të ndryshme, sidomos në kokë, prandaj ai thotë se fëmijët kanë 100 përqind rrezik për dëmtim të trurit.

Më i rrezikshmi, nga këto sporte është futbolli amerikan, pasi fëmija vazhdimisht vuan nga qindra apo mijëra goditje në kokë.

Këto goditje shkaktojnë dëmtime në tru.

Në vend të këtyre sporteve doktori sugjeron që prindërit t’i përfshijnë fëmijët në sporte si noti, volejbolli, basketbolli, tenisi.

Share With:
Translate »
1187 Views