4-vjeçari shqiptar bie nga kati i dytë, arrestohet mamaja

Një fëmijë 4-vjeçar me origjinë shqiptare është rrëzuar nga kati i dytë i apartamentit ku ai banonte. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Iraklio të Greqisë. Mediat vendase shkruajnë se policia ka arrestuar nënën e 4-vjeçarit, e cila akuzohet për neglizhencë të fëmijëve.

Djali u dërgua në spital në gjendje të rëndë me plagë në fytyrë dhe në trup. Pas ndihmës së parë, fëmija u dërgua më pas në një spital më të specializuar për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte pësuar.

4-vjeçari ka qenë duke luajtur në ballkon kur u rrëzua, ndërsa prindërit e tij nuk kanë qenë në banesë në momentin që ndodhi ngjarja. Prindërit u njoftuan përmes një telefonate për atë që kishte ndodhur, ndërsa e ëma u arrestua. 

Share With:
Translate »
722 Views