48 vjeç, Naomi Campbell shtatzënë për herë të parë dhe ja kush është babai i fëmijës

Supermodelja Naomi Campbell, dyshohet se është duke pritur një fëmijë me partnerin e saj Skepta, pasi ai ka bërë një postim të papritur në mediat sociale.

Ai publikoi një eko të një foshnje në barkun e nënës dhe të gjithë fansat e supermodeles janë alarmuar.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Joseph Adenuga, nuk bëri asnjë sqarim më tej për foton përpos vendodhjes “Planeti Tokë”.

Ekoja e cila është në 3D tregon një foshnjë që është 3 muajshe. Naomi, 48 vjeçe, u fotografua për herë të fundit dy ditë më parë në funeralin e Annabelle Nielson.

Ajo ishte veshur me të zeza dhe nuk të jepte përshtypjen se ishte shtatzënë edhe pse është herët për t’u dukur barku i rrumbullakosur në një trup të tillë si ai i Naomi-t.

Gjithsesi fansat janë çmendur dhe që tani po e imagjinojnë sesi mund të duket fëmija i supermodeles.

Share With:
Translate »
852 Views