Ja pse princi George duhet të përkulet përballë mbretëreshës, ndërsa princesh Charlotte jo
Princi George, djali i Kate Midleton dhe pricit William tanimë ka mbushur 5 vjeç dhe duhet të përkulet përpara mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elisabet II.

Por, ndërsa George përkulet para mbretëreshës, këtë gjë nuk do ta bëjë motra e tij më e vogël princesha Charlotte e cila është vetëm 3 vjeç.
Rregullat e familjes mbretërore, parashikojnë që fëmijët e familjes do të përkulen përpara sovranit vetëm kur ata do të mbushin 5 vjeç.
Një njohës i mirë i mbretërisë angleze, tha se përkulja para mbretëreshës nuk përjashton askënd që mbush moshën 5 vjeç, sepse kjo është një etikë që nuk duhet thyer në asnjë rast.