5 ndryshimet e zonës intime që ndodhin tek femra pas lindjes

Pas lindjes së fëmijës mund të shfaqen tek ju probleme të ndryshme vaginale në të cilat mund të përfshijmë edhe infeksionet. Këto shqetësime mund të shfaqen pavarësisht mënyrës së lindjes së fëmijës, të cilat duhet të marrin trajtimin e duhur prandaj tregoni kujdes! Pesë llojet më të zakonshme të problemeve pas lindjes:

Mund të keni hemorragji. Konsiderohet e tillë gjakderdhja e madhe vaginale dhe zakonisht ndodh kur keni pasur një lindje të gjatë dhe të vështirë, shtatzani multiple (binjakë, trinjakë etj), apo edhe në rast infeksionesh. Në disa raste hemorragjia mund të shfaqet edhe nëse uterusi nuk kontraktohet në mënyrën e duhur. Në këtë rast mjeku mund të kryejë disa teste në lidhje me praninë e infeksioneve por edhe testin e anemisë.

Infeksionet uterine. Kjo ndodh kur një pjesë e plaçentës ka ngelur në uterus pas lindjes dhe shoqërohet me aromë të pakëndëshme të sekrecioneve, rritje të temperaturës trupore etj. Mjeku mund të këshillojë një antibiotik.
Gruaja mund të përballet me një infeksion të plagës së operacionit. Zakonisht kjo gjendje shoqërohet nga skuqja, djegia, si edhe dalja e pusit (lëngu nga plaga). Nuk duhet ta prekni plagën por duhet të shkoni tek mjeku.
Dhimbja perineale, pra në zonën mes anusit dhe vaginës. Këto dhimbje zakonisht shfaqen pas një lindje natyrale. Në këtë periudhë duhet të kujdeseni maksimalisht për higjenën tuaj intime që të mbani larg infeksionet.

Sekrecione të rënda vaginale. Pas lindjes do të keni rrjedhje gjaku të cilat do të vijnë duke u hapur në ngjyrë, pra nga e kuqe në rozë, derisa bëhen të bardha. Nëse sekrecionet tuaja nuk ndryshojnë ngjyrë, pra vazhdojnë të jenë të errëta dhe me aromë të keqe duhet të shkoni menjëherë tek mjeku

Share With:
Translate »
1253 Views