Në dy vjet, dy herë nënë! Modelja e famshme sjell në jetë vajzën tjetër

Bar Rafael ka mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së saj të dytë. Modelja 32-vjeçare ka sjellë në jetë një vajzë, mbrëmjen e së premtes.

“Ajo është shumë mirë”, ka thënë një zëdhënës i spitalit për “Page Six”. Ai gjithashtu konfirmoi se Rafaeli dhe bashkëshorti i saj, Adi Ezra, e kanë quajtur vajzën Elle.

“Me shumë mundësi ajo do të dalë nga spitali, ditën e hënë”, shton zëdhënësi.

Bar Rafaeli dhe Adi Ezra janë gjithashtu prindër të një tjetër vajze, Liv, e cila është një vjeçe.

Share With:
Translate »
788 Views