5 vite nga tragjedia, Ariana Grande vazhdon dërgon dhurata për spitalet e fëmijëve në Mançester
Ariana Grande edhe këtë vit ka vijuar traditën e saj të të dërguarit të dhuratave fëmijëve që kalojnë sezonin festiv në spitalet e Mançesterit. 29-vjeçarja është e lidhur me Spitalin Mbretëror të Fëmijëve pasi ndihmoi shumë prej viktimave që u lënduan pasi një kamikaz hodhi veten në erë në koncertin e saj në vitin 2017.
Stafi i spitalit ndau një foto të pirgut të dhuratave poshtë pemës dhe shkroi: “Faleminderit Ariana! Jemi shumë të lumtur të marrim dhurata Krishtlindjesh nga Ariana Grande për pacientët e vegjël në spitalet tona në Mançester”.
⭐ Thank you Ariana! ⭐
We were so excited to receive Christmas gifts for young patients across our hospitals from Ariana Grande ????
The presents were distributed to babies, children and teenagers at @RMCHosp, @TraffordHosp, @WythenshaweHosp and @NorthMcrGH_NHS pic.twitter.com/LAUtN60k59
— RMCH Charity (@RMCHcharity) December 26, 2022