5 vite nga tragjedia, Ariana Grande vazhdon dërgon dhurata për spitalet e fëmijëve në Mançester

Ariana Grande edhe këtë vit ka vijuar traditën e saj të të dërguarit të dhuratave fëmijëve që kalojnë sezonin festiv në spitalet e Mançesterit. 29-vjeçarja është e lidhur me Spitalin Mbretëror të Fëmijëve pasi ndihmoi shumë prej viktimave që u  lënduan pasi një kamikaz hodhi veten në erë në koncertin e saj në vitin 2017.

Stafi i spitalit ndau një foto të pirgut të dhuratave poshtë pemës dhe shkroi: “Faleminderit Ariana! Jemi shumë të lumtur të marrim dhurata Krishtlindjesh nga Ariana Grande për pacientët e vegjël në spitalet tona në Mançester”.

 

Share With:
Translate »
107 Views