6 motrat jetime në Kukës, deputeti i PD bën PREMTIMIN e madh: Për aq kohë sa do jem…

Agron Shehaj renditet në një ndër deputetët më të pasur të Kuvendit. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku u trajtua tema e 6 motrave jetime në Kukës, deputeti i PD bëri premtimin e madh.
Shehaj deklaroi live në emision se për sa kohë të jetë deputet rroga e tj do të shkojë për këto motra.
“Jam i detyruar dhe e bëj me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet t’ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet”, – tha Shehaj, ndërsa shtoi se kjo është shumë pak dhe nuk është zgjidhje.
Gjashtë motrat, pasi u vdiqën të dy prindërit, mbetën në mes të katër rrugëve. ‘Opinion’ transmetoi në hyrje të emisionit rastin e tyre tragjik dhe u bëri thirrje gjithë institucioneve të vendit në radhë të parë, bizneseve dhe qytetarëve që t’i ndihmojnë këto gjashtë jetime që janë pa shtëpi, pa ndihmë dhe në pamundësi për të vijuar studimet e tyre.
Disa vite më parë atyre u ishte ndarë nga jeta babai, dhe para disa muajsh ka ndërruar jetë edhe e ëma.

Share With:
Translate »
1046 Views