Pas projekteve të shumta, Adelina Ismaili kthehet në Zvicër dhe gjithë kohën ia dedikon familjes

Pas një kohe të gjatë mungese në tregun muzikor, Adelina Ismaili vendosi të rikthehej me një këngë madje me një mesazh të fuqishëm. Adelina e tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe “T’iqja” pati vërtet një sukses të jashtëzakonshëm. Megjithatë ajo nuk ju rikthye vetëm muzikës, por edhe vendlindjes së saj.

Adelina u shpërngul nga Zvicra, vend të cilin jeton prej disa vitesh, dhe muajt e fundit qëndroi në Kosovë për shkak të projekteve të ndryshme artistike. Por duket se tashmë që i realizoi të gjitha, këngëtarja ka vendosur të kalojë më shumë kohë pranë familjes, bashkëshortit dhe të voglit Uliks. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën e gjithë familja shihet e lumtur duke pozuar në një vend të Zvicrës. “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, – ka shkruar Adelina bashkangjitur fotografisë. Pas gjithë këtij suksesi ja vlejnë disa ditë pushimi të kaluara pranë njerëzve më të dashur.

Share With:
Translate »
826 Views