7 kuriozitete interesante për binjakët

1. Binjakët identikë nuk kanë shenja identike gishtash.
Shenjat e gishtave nuk gjenerohen vetëm nga ADN-ja. Kur binjakët identikë ngjizen, fillimisht i kanë njësoj shenjat e gishtave, por nga java e gjashtë deri në javën e 13-të e shtatzënisë, bebet fillojnë të lëvizin, prekin qesen amniotike
dhe në dorën e secilit binjak formohen vija unike, çka krijon shenjat e gishtave.

2. Binjakët identikë nuk kanë të njëjtën gjenetikë.
Çdo njeri ka dy kopje të secilit gjen, nga një të trashëguar prej secilit prind, por ka zona në hartën gjenetike që devijojnë nga ky rregull i dy kopjeve dhe këto zona mund të kenë nga 0 në 14 kopje të një gjeni.

3. Nënat e binjakëve mund të kenë jetëgjatësi më të madhe.
Sipas një studimi, nënat që lindin binjakë, gëzojnë shëndet shumë të mirë e kësisoj janë të predispozuara të jetojnë më gjatë.

4. Gratë e gjata janë më të predispozuara të lindin binjakë.
Ato e kanë më të lartë faktorin e rritjes së hormoneve, një proteinë që çlirohet nga mëlçia. Sa më shumë të ketë nga ky faktor rritës i hormoneve një grua, aq më e lartë është mundësia për të mbetur shtatzënë me binjakë, pasi ky faktor udhëheq normën e binjakëzimit spontan.

5. Gratë që hanë më shumë produkte bulmeti, kanë më shumë mundësi të lindin binjakë.
Gratë që konsumojnë produkte bulmeti, sipas një studimi, kanë pesë herë më shumë mundësi të lindin binjakë, për shkak se lopët, ashtu si edhe njerëzit, prodhojnë faktorin e rritjes së hormoneve si kundërpërgjigje ndaj hormonit rritës dhe e çlirojnë atë në gjak. Më pas, faktori çlirohet në qumështin që konsumohet nga gratë.

6. Binjakët mund të kenë baballarë të ndryshëm.
Në vitin 2009, Mia Uashington lindi binjakë me baballarë të ndryshëm – kjo thuhet se ndodh një herë në një milion raste. Normalisht, një grua çliron një vezë çdo muaj. Uashingtoni çliroi dy. Gruaja pati marrëdhënie seksuale me dy meshkuj në pesë ditë. Vezët u fertilizuan nga meshkuj të ndryshëm dhe voilá… Dy bebe, dy baballarë!

7. Binjakët ndërveprojnë me njëritjetrin në barkun e nënës.
Në vitin 2011, studiues në “Umberto Castiello” në Universitetin e Padovas, Itali, analizuan video në 3D të binjakëve në barkun e nënës së tyre. Në javën e 14-të, ata po kërkonin të preknin njëritjetrin. Në javën e 18-të, e preknin njëri-tjetrin më shpesh se trupin e tyre dhe bënin shumë kujdes kur preknin zonën e syrit të njëri-tjetrit.

Nga G. M.

Share With:
Translate »
1328 Views