7-vjeçares i shpërthen celulari në xhep, pëson djegie të rëndë

Një vajzë 7-vjeçare ka marrë plagë të tmerrshme në këmbën e majtë, pasi smartphone-i që përdorte i shpërtheu në xhep. Ariana Aitzhan po luante në kopësht në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, kur prindërit e saj e dëgjuan të ulërinte.  Ata vrapuan jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe mësuan prej shokëve të vajzës s ëtyre se telefoni i saj celular Samsung Galaxy S2 i kishte shpërthyer në xhepin e pantallonave. Vajza u shtrua në spital, ku duhet të kryejë një transplant lëkure. Babai i Arianës tregon se një fqinj e kishte dëgjuar vajzën të ulërinte dhe i kishte hequr pantallonat, por në atë moment një pjesë e lëkurës së këmbës ishte hequr bashkë me xhinset.  Sipas babait të vajzës djegia është shumë e thellë, shkruan Mirror. Samsung ofroi të paguante të gjitha faturat e mjekimit të vajzës, por babai i saj refuzoi, pasi i trembej faktit se në këtë mënyrë ajo çfarë i ndodhi vajzës së tij do të qëndronte e fshehtë. Burri tregon se pas asaj që i ndodhi vajza i trembet mjaft telefonave dhe nuk do të shohë asnjë afër saj.  Ndërkohë një zëdhënës i kompanisë Samsung është shprehur se ata janë njohur me rastin në fjalë dhe po hetojnë mbi këtë çështje. Sipas tij, siguria e klientëve është një nga prioritetet madhore të kompanisë.

Share With:
Translate »
794 Views