Shmanget tragjedia! Shpëtohen nga djegia tre fëmijë në Kamzë (video)

Zjarri i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në televizorin e katit të parë të një banese dy katëshe, ka rrezikuar jetën e 3 fëmijëve në rrugën “OSBE” në Kamzë. Banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës në momentin që kanë dëgjuar thirrjen për ndihmë të fëmijëve, shkruan TV Klan. Këta të fundit nuk arrinin të dilnin nga banesa për shkak se dera ishte bllokuar. Falë ndërhyrjes në kohë dhe shpejtësisë së veprimeve të efektivëve, janë arritur të nxirren nga banesa pa dëmtime tre fëmijët me iniciale A.H 3 vjeç, A.H 12 vjeç dhe 15-vjeçarja me iniciale E.H.

Share With:
Translate »
853 Views