7-vjeçari ngec në lavatriçe duke luajtur kukafshehtas me motrën | Video
Ishte duke luajtur kukafshehtas dhe mendoi se vendi më i mirë për të fituar lojën me motrën e tij, ishte lavatriçja.
E motra nuk e gjeti dot, por e gjetën shërbimet e emergjencës.
Një 7-vjeçar në Kharkov të Ukrainës përfundoi në faqet e para të mediave vendase me ndodhinë e tij të pazakontë. Ai ngeci në makinerinë larëse për disa orë dhe u desh mbërritja e grupeve të emergjencës për nxjerrjen e djalit prej andej.
Ata lyen trupin e tij me vaj për të lehtësuar nxjerrjen nga koshi i lavatriçes dhe pas disa minutave përpjekje, ja arritën qëllimit.