7-vjeçarja kërkon të bëhet modele për veshjet e djemve

Një vajzë e vogël ka nënshkruar kontratë me kompaninë Zara për të prezantuar linjën e meshkujve pasi mendon se femrat duhet ti veshin edhe ato.

7-vjeçarja Eliza Brichto ka dërguar një letër me shkrim dore për kompaninë duke i ofruar modelin, duke shtuar se është fansja e tyre numër 1.

“E dashur Zara, emri im është Eliza dhe jam 7 vjeçe. Po të shkruaj sepse dua të bëhem modele për linjën e djemve. Mund të mendoni se është e çuditshme që një vajzë të veshë rrobat e djemve por më lejoni të tregoj historinë. Kur isha 4 vjeçe, pashë vajzat e Zara dhe nuk isha e sigurtë për veshjet e tyre dhe kur hodha një sy tek seksioni i djemve, më pëlqyen shumë.

Tani i vetmi vend ku unë blej rroba është në seksionin e meshkujve Zara. Jam fansja juaj numër 1. Ju lutem më lejoni që të bëjë modele për djemtë Zara. Nga Eliza,” – shkruajti ajo në letër.

Gjithashtu vogëlushja ka pozuar me disa veshje të djemve për të treguar se si duken në trupin e saj. Nëna e saj, Jess Brichto tha se ajo është krenare për vajzën e saj dhe e mbështet plotësisht në zgjedhjen e saj.

Nëse kompania do pranojë kërkesën e saj, nuk do jetë hera e parë që Zara sjell veshje pa gjini, të cilat mund ti veshin vajzat dhe djemtë.

Share With:
Translate »
847 Views