8-Marsi paska mërritur në shtëpinë e Julkës, moderatorja merr dhuratën speciale

E njohim si një ndër moderatoret më të mira të ekranit dhe radios. Julka Gramo jo rrallë herë ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta e saj e përditshme. Ajo është nënë e dy djemve, Greg dhe Ian të cilët janë tashmë të njohur për publikun.

Shpesh është Julka ajo që ju dedikon rreshta me urime të ndjera për ta, por sot djali i saj Ian ia ka dërguar një kartolinë ku i uron 8 marsin me fjalët më të ëmbla. “E dashur mami Julka. Gëzuar 8 marsin. Ti je mami më e mirë, më e bukur, më e shtrenjtë në botë. Me dashuri Ian”, është shkruar në kartolinën e hedhur në ‘InstaStory’ nga Julka. Kjo e fundit ka shkruar krah fotos se ndihet shumë e lumtur.

Share With:
Translate »
1281 Views