8 ndryshime që pëson një familje kur vjen një pasardhës i ri
Fëmijët padyshim janë lumturia më e madhe e një çifti dhe me ardhjen e tyre në jetë ndryshon tërësisht rrjedha e ditës dhe e rutinës. Por si?
Ja 8 ndryshime që pëson një familje tashmë me një pasardhës/e!
1. Fundjava me orë të zgjatura gjumi dhe brunch-e të së dielës?
LEGJENDA! Tashmë edhe të shtunat e të dielat janë në dispozicion të mrekullisë suaj që në orët e para të mëngjesit. Kafet dhe mëngjeset e shijshme jashtë shtëpisë zëvendësohen me një kafe në dorë.
2. Daljet e vona mbyllen në 11.
Harrojini të dalurat pas mesnate si dikur kur ishit pa fëmijë. Tashmë ora 11 e darkës do duhet tju zërë në kolltuk duke tundur karrocën.Madje edhe deri këtë orë, do t’ju kushtojë para për dadon!
3. Jeta seksuale nga spontane në e planifikuar ! ‘Zemër si thua për nesër pas punë kur djali ska ardhur akoma nga kopshti ndërsa vajzën e lë nga mami”?
4. SMS e ëmbla dhe me pak nota seksuale me partnerin tashmë janë vetëm shkëmbim fotosh të fëmijëve. ‘Më nis një foto të djalit’, “Bëji foto ilacit të të them cilin duhet ti japësh”. Mësohuni më këto lloje mesazhesh tani e tutje.
5. S’ka më turp dhe as modesti.
Dua të them,mbani mend kur në fillime kyçnit derën me celës kur përdornit tualetin apo gjëra të ngjashme me këtë?Jo më!Cdo gjë bëhet ashiqare pa siklet e turp. Fundja fëmijët thonë që nxjerrin instiktin kafshëror nga ju.
6. Ndonjëherë ndiheni si kolegë sesa çift.
Mos u shqetësoni për këtë. U ndodh të gjitha familjeve që në vrull e sipër të përditshmërisë me fëmijët ndihen më tepër si kolegë pune sesa si partnerë.
7. Mund ta urreni njëri tjetrin!
Prindërimi nuk është I lehtë dhe nganjëherë të ezauron cdo nerv tëndin.Ndaj edhe mund ti shfryheni partnerit dhe kështu për pak minuta mund të urreheni. Por pas pak do ri-dashuroheni. Është cikël!
8. Por në fund do ndiheni më të bashkuar se kurrë.
Fëmijët në fund të historisë, e cojnë marrdhëniën në një tjetër stad. Tashmë nga dashuria juaj ka lulëzuar fryti më i bukur dhe kjo ju bën më të fortë se më parë.