9 muaj pas lindjes, Vilma Masha na prezanton për herë të parë me vajzën e saj

Vilma Masha 9 muaj më parë solli në jetë një vajzë, por vetëm sot vendosi ta prezantonte vogëlushen me gjithë botën. Në një intervistë për “Star People”, ajo ka treguar jetën e re si nënë dhe si ka ndryshuar gjithçka pas lindjes së Seas.

“Sea është lumturia ime më e madhe, është drita që më ka ndriçuar shpirtin. Tani nuk ka më unë, por Sea, çdo gjë që ne bëjmë, mendojmë për të në radhë të parë; që nga vendimet më të rëndësishme për mirërritjen e saj e deri te shëtitjet që janë të pakonceptueshme pa Sean. Prioriteti ynë është Sea”, është shprehur moderatorja sportive.

Në çdo foto nënë e bijë janë kombinuar me njëra-tjetrën, duke veshur rroba të njëjta.

Vilma ka treguar gjerësisht se si e ka përjetuar mëmësinë dhe ka rrëfyer gjithë lumturinë që i ka sjellë vajza në jetë.

Kujtojmë se momentalisht moderatorja i është kthyer punës në ‘Digitalb’, duke hyrë në sezonin e 11-të televiziv si pjesë e platformës të madhe dixhitale shqiptare.

Share With:
Translate »
615 Views