Urimi emocionues i Ledinës për vajzën e saj: Ardhja jote në jetë i kapërceu limitet e lumturisë

Kjo ditë është mjaft e veçantë për këngëtaren Ledina Çelo pasi vajza e saj, Perianna feston 6 vjetorin e lindjes.
Nuk kishte si të mungonte urimi dhe supriza speciale që mami Ledina kishte përgatitur për të voglën e saj.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ledina i ka kushtuar urimin më special duke përzgjedhur fjalët e ëmbla për ti treguar sesa lumturi i ka falur e vogla e saj që në momentin që ka ardhur në jetë.
“Ardhja jote në jetë, i kapërceu limitet e lumturisë. 100 u bëfsh Perianna”- ka shkruar Ledina krah momenteve kur Perianna ka ardhur në jetë.

Gjithashtu këngëtarja është kujdesur ta surprizojë vajzën e saj, duke e zbukuruar shtëpinë plot tullumbace rozë, tortë dhe çdo gjë tjetër për t’i dhuruar asaj atmosferën e ditëlindjes.

ledina-2

ledina-3

ledina-4

ledina-5

ledina-6

Share With:
Translate »
373 Views