Në ditën e fundit të 2020: Besi, Xhensila dhe Ajka na falën kartolinën më të bukur!

Disa ditë më parë Besi, Xhensila dhe Ajka na falën videoklipin më të bukur të fundvitit. Ata shfaqeshin duke luajtur e duke përkëdhelur njëri-tjetrin, duke gatuar e duke u përqafuar së bashku, ndërsa gëzimi lexohej qartë në sytë e tyre.

Ky është ndër rastet e rralla kur ata tregojnë edhe portretin e të voglës së tyre Ajkës, e cila rritet dita-ditës dhe tashmë është bërë një zonjushë.

Si Besi, ashtu edhe Xhensila, kanë ndarë në llogaritë e tyre të njëjtën video, duke shkruar ndjesitë e tyre më të sinqerta.

 

Një kartolinë ata e kishin ruajtur edhe për ditën e sotme. Xhensila ka ndarë një foto së bashku me Besin e Ajkën, duke shkruar edhe fjalët më të përzemërta.

Po leme pas kete Vit te veshtire per secilin. Vit qe na mesoi teper madje. Vit qe na u desh t’i jepnim rendesine familjes me shume se cdo here tjeter. Vit qe na privoi nga perqafimet me miqte, familjaret, me publikun qe me ka mungur pergjate kesaj kohe. Por kam shijuar Ajken dhe Besin si kurre me pare. Vit ku na u zvogelua bota brenda mureve te shtepise por njekohesisht edhe na u zmadhua dashuria! Uroj te kemi lene pas gjithcka te keqe, gjithcka qe na ka merzitur, lumturohuni sepse kjo eshte lumturia me e madhe, kur kenaqesh me ate qe ke dhe me aq sa ke. Kjo eshte lumturi.Paci paqen e zemres nga familja jone! @bes_kallaku ????

 

Share With:
Translate »
523 Views