“Kujdesesha për motrën ndërsa babi ndiqte mamin nëpër spitale”- Marsela rrëfen momentin më të vështirë të jetës

Marsela Çibukaj, e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ka rrëfyer momentin më të vështirë të jetës, atë kur e ëma kaloi një sëmundje të rëndë. Marsela tregoi se asokohe duhet të kujdesej për motrën teksa i ati ndiqte të ëmën nëpër spitale.

“Jeta qenka një sfidë e vazhdueshme dhe na duhet të pranojmë disa herë gjëra që zemra nuk do t’i pranojë. Edhe jeta ime ka patur momente jo të bukura. Kujtoj që sa herë kishim një lloj qetësie, tak ndodhte diçka që do na duhej t’ja nisnim nga e para! Dhe ka ndodhur kur mami mu sëmur. Ne na u desh që të kujdesesha për motrën ndërkohë që babi do ndiqte mamin nëpër spitale. Bënin kilometra rrugë nga Roma në Milano, vetë humbi punën, e rifilluam nga e para”, shton këngëtarja e njohur. “Motra ishte shumë e vogël asokohe, 6 vjeçe, unë vetë mund të kem qenë as 14-15 vjeçe dhe kujdesesha unë për të sepse ishte një moment ku mami kalonte nga një pavion në tjetrin me shpresën që t’ja dilte se bëhej fjalë për një sëmundje të keqe. Momentet e vështira, çdo familje i kalon. Nuk jemi as të parët e as të fundit, fatkeqësisht. Ky vit sidomos na tregoi që ka disa gjëra që vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër. Dhe me siguri gjëja që vlen më së shumti është njerëzit e zemrës t’i kemi afër”-tregoi Marsela.

Share With:
Translate »
352 Views