Flet gruaja e Përparim Ademit: Më kanë kërcënuar vajzën, e dija që kishte marrëdhënie të tjera

Gruaja e Përparim Ademit ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë. Në një prononcim për mediat, Vjollca Telo ka thënë se i kanë kërcënuar vajzën me aftësi të kufizuar. Ajo ka hedhur poshtë akuzat e vëllait të dy motrave për trafikimim fëmijësh, madje thotë se ka pasur marrëdhënie të mirë me këtë të fundit. Vjolla pohon se e dinte për lidhjen që bashkëshorti kishte me dy motrat dhe e ka pranuar për të mos shkatërruar familjen.

“Unë kam kërcënime në shtëpi, mi kanë ardhur gocës tre veta, burri i denoncoi. Unë kam kërkuar mbrojtje nga shteti, i kanë ardhur fëmijës që në mëngjes dhe i kanë shkuar te dera dhe e kanë bërë fëmijën copë nga këmbët. Do të kërkoj mbrojtje nga policia dhe nga shteti dhe kërkoj që të iki nga ky vend ose të vijnë të më vrasin. Nuk janë të vërteta për trafikim fëmijësh, unë kam pas hyrje dalje me këto, e kam ditur që burri ka pas marrëdhënie e kam pranuar për të mos shkatërruar familjen. Unë kam ngrënë me to, kemi shkuar në Pogradec, kemi qenë në Greqi”, ka thënë ajo.

“Unë nuk di asgjë, nuk mendoja se burri mund ta bënte një gjë të tillë ai ishte personi më i mirë në botë. Ai nuk ka pas asnjë problem. Kam tre fëmijë dy goca dhe një çun. Nëse nuk më marrin në mbrojtje do të largohem. Nuk dua që ta nxjerr djalin. Policia na ka marrë në mbrojtje. Kam pas kërcënime, sot ma kanë ndaluar tre çuna, gocën, ishin me maskë. Burri e bëri këtë dhe le të marrë dënimin që meriton. Mua më vjen keq për ato të dyja. Bashkimi ka qenë prezent me mua dhe e ka ditë ngjarjen. Goca ime është shurdhmemece”, u shpreh ajo.

Burimi: abcnews.al

Share With:
Translate »
398 Views