Mjekësia në zi për Edi Tushen! Doktori i mijëra foshnjave jetoi me dhimbjen e mungesës së djalit për 22 vjet

Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin mjekësor dhe mijëra familje shqiptare. Është ndarë nga jeta doktori i njohur neonatolog Edi Tushe, një prej figurave më të respektuara të mjekësisë shqiptare dhe një nga pionierët e shërbimit neonatologjik në vend.

Për dekada me radhë, doktor Edi Tushe ka qenë pranë brezave të tërë të fëmijëve dhe prindërve shqiptarë, duke u kthyer në një emër të dashur dhe të besuar për kujdesin ndaj të porsalindurve. Me profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e tij, ai fitoi respektin e kolegëve dhe mirënjohjen e mijëra familjeve.

Përveç kontributit të tij të çmuar si mjek pediatër dhe neonatolog, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në themelimin dhe zhvillimin e shërbimit neonatologjik në Shqipëri.

Në tetor 2025, ai rrëfeu jetën e tij gjatë një interviste personale në “Galeri” me Edi Manushi.

Pediatri i njohur ndau me publikun detajin e trishtë që nuk komunikonte me të birin prej 22 vitesh. (LEXO KETU)

 

Share With:
Translate »
11 Views