Në luftë me Covid-19, shuhet muzikanti Kujtim Prodani, djali i Anita Takes
Ndërron jetë në moshën 57 vjeçare kantautori Kujtim Prodani.
Muzikanti dhe kompozitori mësohet se prej ditësh ishte në luftë me Covid-19.
Prodani ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku edhe po merrte ndihmën e nevojshme shëndetësore që prej kohës kur ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Pak ditë më parë vetë Kujtim Prodani publikoi një foto me maskë oksigjeni nga spitali, teksa e cilësonte virusin si “flamë e keqe”.
Si për ironi të fatit, ai i kushtoi edhe një këngë pandemisë gjatë muajit prill kur ishim te karantinuar, të titulluar “Ju flet korona”.
Prodani ishte djali i këngëtarëve të njohur shqiptar Anita Take dhe Agim Prodani.