Princesha Leonor e Spanjës mbaroi ushtrinë dhe filloi universitetin

Princesha Leonor ka nisur sot studimet në Universitetin Carlos III të Madridit, duke hapur një etapë të re në përgatitjen e saj për të ardhmen si Mbretëreshë e Spanjës. 20-vjeçarja do të studiojë Shkenca Politike për katër vite, pas përfundimit të tre viteve të formimit ushtarak.

Leonor mbërriti në kampusin e Getafes pak para orës 09:00, mes studentëve të tjerë dhe vëmendjes së madhe të mediave. E veshur në mënyrë casual, ajo u shfaq e qetë dhe buzëqeshi para gazetarëve, duke thënë se e niste këtë etapë “me shumë dëshirë”.

Pas viteve të kaluara në akademitë ushtarake të Spanjës, trashëgimtarja rikthehet tashmë në një mjedis civil, ku universiteti ka kërkuar që ajo të trajtohet si çdo studente tjetër.

Pamjet e Leonores duke ecur në kampus dhe duke hyrë në universitet shënojnë fillimin e një kapitulli të ri për princeshën, në një nga hapat më të rëndësishëm të formimit të saj para së ardhmes në fron.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shet Shqip (@shetshqip)

Share With:
Translate »
6 Views