“Nuk ndodh kurrë që një kolege të të shkruaj!” Çfarë mesazhi mori sot Luana?
Mund të themi pa frikë se “Shiko kush luan” është padyshim një nga emisionet më të suksesshme që i ka rezistuar kohës dhe do vijojë ende të jetë nga të preferuarat e publikut. Edhe ky sezon ka qenë super i bujshëm me të ftuar interesantë që kanë thënë shumë të pathëna dhe na kanë argëtuar çdo të shtunë me lojëra të shumta.
Nuk e themi vetëm ne, por statistikat. Sikur mos të mjaftonin klikimet e shumta në YouTube, çdo sondazh i zhvilluar në fund të 2020 e rendiste “Shiko kush luan” si programin më të pëlqyer.
Jo vetëm ndjekësit e rregullt të emisionit, por edhe shumë personazhe publike duket se janë fiksuar me “Shiko kush luan”. Madje edhe koleget e moderatores kanë fituar shumë simpati për të dhe emisionin.
Së fundmi, Evis Ahmeti, moderatorja dhe autorja e “Me zemër të hapur” i ka dërguar një mesazh shumë të bukur Luanës. Përveçse se e komplimenton për emisionin dhe shkruan se është fanse e këtij formati, ajo i ka treguar edhe një fakt shumë të veçantë.
Në mesazhin që është publikuar nga Luana në Instastory, Evisi shkruan se një shqiptare e cila jeton në Gjermani i ka vendosur vajzës së saj të sapolindur emrin e saj, duke shtuar se jehona e emisionit i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.
Në statusin e saj, Luana shkruan:
Nuk ndodh shpesh, për mos të thënë kurrë, që një kolege të të shkruaj pa të njohur, për më tepër vetëm për të të thënë fjalë zemre. Mora leje ta postoja këtë mesazh sepse është një shembull fantastik. Dhe sepse zemra më rrahu fort për lajmin e bebes me emrin Luana. E paçi me jetë të gjatë e plot bekime e shëndet. Zoti ju bekoftë.
![]()