Nuk qenka e thënë! Olta Gixharit i shtyhet fluturimi drejt Tiranës për herë të tretë!
Olta Gixhari është zhvendosur prej muajsh në Spanjë, për të jetuar me bashkëshortin e saj, identitetin e të cilit nuk e ka bërë ende publik.
Ajo ka krijuar një familje me të dhe tashmë ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj, duke qenë nëna e një jdali të quajtur Amar. Për këtë arsye gjithë këto kohë, Olta ka qëndruar larg Shqipërisë.
Javën e kaluar aktorja tregoi se priste të nisej drejt Tiranës por e ka përndjekur fati i keq. Olta ka treguar se do të fluturonte drejt Tiranës, por nuk ka mundur ta realizojë udhëtimin për shkak të stuhisë së borës që mbërthyeu Spanjën.
“Fiks në ditën e fluturimit tim drejt Tiranës. Qamet me dëborë në Spanjë. Më mbarë se kaq”, ka shkruar Olta përkrah një videoje të saj.
![]()
Dhe fati nuk qenka me Oltën, pasi ajo ka tentuar sërish të niset drejt Tiranës, por fluturimi i saj është anuluar sërish, e këtë herë nuk e dimë arsyen. Dhe kjo qenka hera e tretë që i prishet plani.
Ka qenë vetë bukuroshja bjonde që ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj, duke postuar një foto në Instastory. Olta ka publikuar një story ku shihen dy gota vere, teksa shkruan “Meqenëse na u shty fluturimi për herë të tretë!”
![]()
Shpresojmë që herës tjetër të bëhet i mundur fluturimi i Oltës dhe familjes së saj drejt vendit tonë.
