Ky moment i Jonit dhe Diellit është videoja më e adhurueshme që do të shihni sot!

Në muajin tetor të vitit që lamë pas, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Diell. Vogëlushi ka ndryshuar krejtësisht jetët e tyre dhe Arbana nuk lë moment pa e treguar këtë gjë.

Këto kohë moderatorja i është përkushtuar totalisht rritjes së të voglit, duke i qëndruar gjithmonë pranë.

Portretin e të voglit s’e kemi parë ende, por në rrjete sociale s’kanë munguar momentet e ëmbla me të. Si mami Arbana, ashtu edhe babi Eduarti ndajnë shpesh foto e video me të voglin e tyre.

Videoja e fundit e publikuar nga moderatorja në InstaStory është një dashuri e vërtetë dhe na e zbukuroi mbrëmjen!

Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj një moment shumë të ëmbël të Jonit dhe Diellit, të cilët kanë kapur duart me njër-tjetrin.

Siç moderatorja ka treguar më herët, Joni e ka pritur shumë mirë ardhjen e vëllait të tij të vogël dhe nuk është bërë aspak xheloz, siç bëhen zakonisht fëmijët.

Ai shpenzon shumë kohë me Diellin dhe e sigurt që kur të rriten edhe pak, do të jenë shokët më të mirë të njëri-tjetrit!

Share With:
Translate »
597 Views