Djali i Hashim Thaçit rikthen kujtimin emocionues nga fëmijëria me të atin, mesazhi: Qofshi gjenerata e fundit që lind në kohë lufte
Endrit Thaçi ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të veçantë nga fëmijëria, ku shihet pranë babait të tij.
Fotoja shoqërohet me një mesazh emocionues të ish-presidentit Hashim Thaçit, të publikuar në prill 2018, ku ai kujton lindjen e të birit në kohë lufte, duke uruar që Endriti dhe bashkëmoshatarët e tij të jenë gjenerata e fundit që lind në kohëra të tilla.
“Endrit, si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë, ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jeni gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte. Hashim Thaçi, 13 prill 2018”.

Më 16 shtator, Gjykata e Hagës shpalli fajtorë për krime lufte katër ish-udhëheqës të UÇK-së: ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.
Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet. Të katërt u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Katër ish-udhëheqësit do të apelojnë vendimin brenda 27 nëntorit.