Çfarë dashurie! Hana është fansja numër 1 e mami Loredanës dhe di përmendësh çdo këngë të sajën!

Në dhjetor të vitit 2018, dyshja më e njohur e showbiz-it shqiptar, Loredana dhe Mozzik, u bënë prindër për herë të parë.

Megjithëse fillimisht e fshehën shtatzëninë, ata s’mund të fshihnin më gjatë bekimin më të bukur të jetës, vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Hana.

Që prej lindjes së saj, Hana u kthye në një ndër bebushët më të njohur të showbiz-it, e cila na ka rrëmbyer zemrat të gjithëve me ëmbëlsinë e saj.

Ajo është një kopje e Mozzik në pamje, mirëpo po rritet dita ditës dhe është kthyer në një zonjushë të vogël, fiks si mami Loredana. Madje, Hana është fansja numër 1 e të ëmës, e cila di përmendësh çdo këngë të sajën!

Videoja e fundit e Loredanës në Instagram na kënaqi sytë dhe na rregulloi ditën!

E vogla shfaqet duke dëgjuar në TV njërën prej këngëve të Lorit në gjuhën gjermane dhe kërcen e këndon plot energji. Ajo e ka shkrirë së qeshuri dhe sigurisht ia ka kënaqur shpirtin Loredanës!

Share With:
Translate »
476 Views