Motra e dhunon se e nxori në televizor, vëllai shpërthen në lot
I ftuar sot në emisionin “Historia ime” ishte Harilla, 51 vjeç nga Fieri, baba i tre fëmijëve. Ai jeton me bashkëshorten, fëmijët, nënën e cila është paralizuar si dhe vëllain e tij 37 vjeçar i cili prej vitesh vuan nga depresioni dhe është agresiv. Harilla tregon se ai i dhunon, madje thotë se janë ne gjyq pasi gruaja e tij ka kërkuar urdhër mbrojtjeje.
51-vjeçari tregon se pensioni e nenës e merr e motra e cila jeton më vete me familjen e saj. Madje sipas tij motra e shtyn edhe vëllain e sëmurë që të jetë agresiv ndaj Harillës dhe gruas së tij. Sikur të mos mjaftonin këto, edhe shtëpia është dëmtuar nga tërmeti dhe familjes i kanë hequr edhe ndihmën ekonomike edhe pse Harilla tregon se ai dhe bashkëshortja janë pa punë.
“Ai u sëmur në Greqi, kaloi në depresion kur ishte 20 vjeç, rrinte tek motra, e gjenin rrugëve. Tani nuk e di ata andej e rrahën dhe i morën lekët, nuk e di. E ka gjuajtur dhe rrahur gruan time, çupën e vogël. Bëra një denoncim me gjithë gruan, vajta atje në polici, frika është e madhe, ku e di unë se çfarë mund të bëjë ai”, është shprehur Harrilla për të vëllain.
“Kur kaloi në krizë, kur nuk kishte mendjen më, ishte gati të vriste nënën, por hyra unë me forcë dhe e çova në Vlorë sepse nga shteti nuk me erdhi njeri mbështetje. U bënë 15 vite me dhunë dhe jam në këtë gjendje që jam sot. Unë kërkoj nga instancat e shtetit ta marrin ta çojnë në Vlorë, ta kurojnë.
Jam i papunë, as gruaja nuk punon. Mamaja pensionin e ka 100 mijë lekë dhe ato nuk i marr unë, i merr motra. Jam copë copë, fëmijët nuk kanë as shtëpi, as frigorifer asnjë gjë. E mbajmë frigoriferin si dollap buke, vetëm një dhomë kam unë. Edhe tokën ajo i ka marrë të tëra.”, shprehet ai.
Harrilla tregon se e ka çuar edhe në një emision investigativ dhe motra ka ushtruar dhunë. Në momentin që ka rrëfyer, Harrilla ka shpërthyer në lot.