Vdekja e foshnjës pas pagëzimit/ Sociologia shqiptare tregon si ndodhi ngjarja: U zbulua që bebja kishte…

Vdekja e foshnjës gjatë pagëzimit tronditi Rumaninë, ndërkohë mijëra persona kërkojnë që të ndryshohen ritualët e pagëzimit.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, sociologia Entela Binjaku tregoi si ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

“Jam prej 3 javësh në Rumani dhe këtë ngjarje e kisha ndjekur nga mediat natyrisht. Të dielën e kaluar paradite u bë kjo ceremonia e pagëzimit në një Kishë në një qytet në verilindje të vendit.

Bebja ishte shumë e vogël, 6-javëshe dhe natën rreth orës 1 ndërroi jetë. Nga biopsia është zbuluar se kishte 110 miligramë ujë në mushkëri, të cilin e kishte pirë gjatë momentit kur ishte kryer rituali.

Kjo ishte një ngjarje tmerrësisht e rëndë, jo vetëm për familjarët, por edhe për priftin vetë, i cili në këto momente është në gjendje të vështirë psikologjike.

Ai dha menjëherë dorëheqjen nga pozicioni i tij. Vetë kleri rumun kërkoi me urgjencë kryerjen e hetimeve. Dua të them që Rumania është një shtet ku ka një ndjeshmëri të lartë fetare dje kjo çështje nuk do të kalonte pa pasur këtë reagim që po ndodh aktualisht”, tha ajo.

Vdekja e foshnjës në Rumani pas pagëzimit/ Sociologia shqiptare

Share With:
Translate »
3036 Views