Rast i rrallë në botë: Nëna sjell në jetë katërnjaket identike

Një grua australiane ka sjellë në jetë katër vajza identike, të konceptuara në mënyrë natyrale, në një shtatzëni që mjekët e kanë cilësuar si ndër më të rrallat dhe më të rrezikshmet e regjistruara ndonjëherë.

Katër foshnjat lindën me operacion cezarian më 14 korrik, në javën e 28-të e katër ditë të shtatzënisë, në Royal Brisbane and Women’s Hospital.

Sipas ekipit mjekësor, bëhet fjalë për katërnjakë monozigotikë, një fenomen tepër i rrallë ku një vezë e vetme e fekonduar ndahet në katër embrione identike, shkruan BBC.

Jenitar Na’amoana/Gofundme Jenitar Na'amoana pictured while pregnant. She has long dark hair and is wearing a black short-sleeved dress. She is looking down and touching a very visible baby bump.

Nëna, 34-vjeçarja Jenitar Na’amoana, dhe bashkëshorti i saj Jortham, të cilët janë prindër edhe të katër fëmijëve të tjerë, thanë se lajmi se prisnin katërnjakë ishte një surprizë e madhe.

Mjekja obstetre dhe specialiste e mjekësisë feto-maternale, Alexa Bendall, e cila ndoqi shtatzëninë që nga fillimi, vlerësoi se lindjet natyrale të katërnjakëve identikë ndodhin vetëm një herë në rreth 15 milionë shtatzëni.

Ajo theksoi se rasti ishte edhe më i pazakontë, pasi të katër foshnjat ndanin të njëjtën placentë.

Metro North Health The side of a baby incubator with a laminated sign attached to it that reads 'Quad Two 'Alexa''

Share With:
Translate »
10 Views