Skenar i tretë për gjimnazet e këtyre qyteteve me risk të lartë nga Covid

Situata e pandemisë së koronavirusit me rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve ka prekur edhe shkollat e mesme. Duke nisur nga dita e nesërme, shkollat e mesme në disa qytete ku konsiderohen si zona risku të lartë mësimi do të jetë vetëm online.

Mësimi online nga 11 shkurti deri me 26 shkurt do të jetë për gjimnazet e shkollave në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.

‘Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt’, njoftoi ministrja Manastirliu.

Share With:
Translate »
322 Views